Luftë ekonomike midis Turqisë dhe Rusisë

Bota

Luftë ekonomike midis Turqisë dhe Rusisë

Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 09:58

Pas goditjes së avionit ushtarak rus nga Turqia presidenti rus Putin nënshkroi një urdhër për kufizimin e veprimtarisë tregtare të firmave turke në Rusi.
Papritmas të gjithë po flasin për Turqinë. Por shumica e tyre nuk e dinë se për çfarë janë duke folur, për shkak se shumë gjëra ende nuk janë të qarta. Shoku im Maksimi erdhi dje për një birrë dhe solli me vete një shishe "Stari Melnik". "Stari Melnik" dhe "Zolotaja Boshka" janë birrat e preferuara të rusëve dhe dy nga 25 llojet që i përkasin prodhuesit turk EFES. 25 lloje përbëjnë 17 për qind të konsumit të birrës ruse dhe ato janë në duart e firmave turke.

Urdhëri për kufizimin e veprimtarisë tregtare të firmave turke në Rusi, që nënshkroi presidenti Putin do të kufizojë jo vetëm prodhimin e birrës nga firma EFES në Turqi, por edhe veprimtarinë e firmave të tjera. Kështu shumë prej rrokaqiejve në Moskë janë ndërtuar nga sipërmarrje turke si p.sh. kulla "Evolucion" që e ka ndërtuar koncerni turk “Renaissance Construction”. Në Rusi veprojnë më tepër se 100 firma turke dhe janë të përfshira në ndërtimin e autostradës Moskë Shën-Peterburg, në terminalin e ri të aeroportit të Shën-Peterburgut etj.

Turqia si destinacion turistik

Rreth 4,5 milionë rusë kanë kaluar vitin e kaluar pushimet e tyre në Turqi. Rusët e preferojnë shumë Turqinë. Ministria e Turizmit e Izraelit po bën tani reklamë të madhe në Moskë duke reklamuar Detin e Vdekur. Në Izrael ka shumë që flasin rusisht, thotë në bisedë me DW-në Larisa Akhanova nga agjencia turistike Tez Tou, por sipas saj do të jetë e vështirë të gjehet një alternativë e vërtetë që të zëvendësojë Turqinë. Në Rusi edhe pas anektimit të Krimesë nuk ka kapacitete për kaq shumë turistë. Si destinacione të mundshme Akhanova numëron Abu Dabin, Qipron dhe Tunizinë.
Shumë degë të ekonomisë të prekura

Duke filluar nga 1 janarimes Turqisë dhe Rusisë do të rihyjë në fuqi regjimi i vizave. Po ashtu do të ndërpriten fluturimet e avionëve charter. Ndaj mallrave “mady in Turkey” do të vendoset embargo - fjala është kryesisht për agrume, por edhe për tekstile dhe pjesë këmbimi për makina. Që tani ka njoftime se disa prej qeverive lokale, po e vënë në zbatimin urdhërin e presidentit para kohe. Flitet p.sh. për një kolonë të tërë kamionësh me mallra turke që janë ndalur në kufirin Bjellorusi-Rusi, apo për 39 tregtarë turq që janë dëbuar nga rajoni i Krasnodarit, sepse gjoja nuk i kanë pasur dokumentet në rregull.

Mediat besnike ndaj qeverisë si gazeta “Izvestia” përpiqen ta zbusin situatën. Gazeta “Izvestia” citon ministrin rus të Bujqësisë Aleksander Tkatshovse, i cili thotë se qytetarët e Rusisë nuk do ta ndjejnë embargon ndaj Turqisë dhe se mallra të tilla mund të importohen nga Azerbajxhani, Uzbekistani, Maroku dhe Izraeli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat