Vritet një palestinez në Jeruzalem

Bota

Vritet një palestinez në Jeruzalem

Nga: Arben Sylejmani Më: 1 dhjetor 2015 Në ora: 09:39

Forcat izraelite të sigurisë kanë vrarë një sulmues të dyshuar palestinez, i cili ka tentuar që të godas me thike një njeri në një udhëkryq të ngarkuar me njerëz në afërsi te një vendbanimi në Bregun Perëndimor, raporton Reuters.

Një zëdhënëse e policisë ka thënë se sulmuesi u qëllua për vdekje pasi ai kishte një thikë në dore dhe po tentonte për të goditur ndonjë kalimtar në kryqëzimin e Gush Etzion.

Po ashtu, sipas policisë ka mbetur i plaguar lehtë edhe një kalimtar rasti nga një plumb qorr.

Deri më tani, forcat izraelite kanë vrarë 96 palestinezë, shumë prej të dyshoheshin për sulme të mundshme dhe disa prej tyre ishin përleshur me policinë.

Pjesa e dërmuese e të vrarëve ishin adoleshent.

Lidhur me këto vrasje, palestinezet akuzojnë Izraelin se është duke u përpjekur për të ndryshuar status – quon fetar në një vend të shenjtë të Jeruzalemit, i njohur për myslimanët si një vend i shenjt, ku qëndron xhamia “Al-Aksa”, kurse për hebrenjtë i njohur, si “Mali i Tempullit”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat