Ushtria paralajmëron ofensivë për rikthimin e Ramadit

Bota

Ushtria paralajmëron ofensivë për rikthimin e Ramadit

Më: 30 nëntor 2015 Në ora: 20:30

Ushtria e Irakut u ka bërë thirrje njerëzve që jetojnë në pjesën qendrore të qytetit Ramadi, i cili kontrollohet nga militantët e Shtetit Islamik, të largohen përpara se të nisë një operacion për rimarrjen e tij.

Burime të sigurisë kanë thënë se aeroplanët kanë hedhur fletushka, të cilat paralajmërojnë banorët se ushtria planifikon të sulmojë qytetin brenda 24 orësh.

Thirja, e cila është transmetuar edhe në televizionin shtetëror, u thotë atyre të përdorin një dalje në jug, që është siguruar nga ushtria.

Ramadi, i cili ndodhet rreth 90 kilometra në perëndim të Bagdadit, është kapur nga militantët e Shtetit Islamik në muajin maj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat