Kufoma e pilotit arrin në Rusi, pritet me nderime të larta ushtarake

Bota

Kufoma e pilotit arrin në Rusi, pritet me nderime të larta ushtarake

Më: 30 nëntor 2015 Në ora: 19:18

Rusia sot ka pritur me nderime të larta ushtarake trupin e pajetë të pilotit rus, i cili vdiq gjatë incidentit ajror mes Turqisë dhe Rusisë, ku u rrëzua një bombardues rus nga autoritetet turke.

Piloti Oleg Peshkov ishte vrarë nga militantët në territoret siriane pasi kishte kërcyer me parashutë në momentin që bombarduesi të cilin ai e drejtonte ishte goditur nga ushtria turke.

Peshkov është shpallur Hero i Federatës Ruse, ndërsa kufoma e tij është pranuar nga autoritetet turke.

“Sot, Oleg Peshkov ka arritur në tokën ruse përmes nj avioni rus. Gjithnjë do ta ndjekim shembullin e tij për të shërbyer me nder. Ata që e planifikuan dhe e kryen këtë akt tradhtar do të dënohen”, ka theksuar kolonel gjeneral, Viktor Bondarev.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat