Sllovaki – Fico: Ka ardhur koha që Greqia të përjashtohet nga zona Schengen

Bota

Sllovaki – Fico: Ka ardhur koha që Greqia të përjashtohet nga zona Schengen

Më: 30 nëntor 2015 Në ora: 19:18

​Kryeministri sllovak, Robert Fico deklaroi se duhet të fillojnë bisedimet që Greqia ta braktisë zonën Schengen.

Deklarata e Ficos u bë para gazetarëve sllovakë, në aeroplanin në rrugën drejt Brukselit, ku u zhvillua samiti BE-Turqi.

“Besoj se erdhi koha ta përjashtojmë Greqinë nga zona Schengen. Greqia thjeshtë nuk i përket kësaj zone, sepse nuk është e aftë t’i mbrojë kufijtë e Schengenit”, deklaroi Fico.

“Të gjithë në Evropë, në mënyrë jozyrtare, janë të bindur se Greqia nuk i përket zonës Schengen”, theksoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat