Kremlini: Nuk ka takim Putin-Erdogan

Bota

Kremlini: Nuk ka takim Putin-Erdogan

Më: 30 nëntor 2015 Në ora: 17:02

Presidenti i Rusisë Vladimir Putin nuk do të takohet me homologun e tij turk, Reccep Tayyip Erdogan, gjatë konferencës së OKB-së për ndryshimet klimatike në Paris të Francës. Në këtë konferencë do të marrin pjesë që të dy presidentet, vendet e të cilëve i kanë acaruar marrëdhëniet pas rrëzimit të bombarduesit rus nga Turqia në territorin sirian, afër kufirit me Turqinë.

Këtë e ka konfirmuar Kremlini, duke thënë se një takim i këtij lloji nuk planifikohet të zhvillohet.

Agjencia e lajmeve “TASS” ka raportuar se zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov “ka thënë se nuk planifikohen kontakte tjera me presidentin turk, përfshi edhe bisedat telefonike.”

Mediat raportojnë se Putin mund të takohet me presidentin amerikan, Barack Obama gjatë qëndrimit të tij në Paris.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat