ISIS në dyert e Europës: Ja strategjia e re e xhihadistëve

Bota

ISIS në dyert e Europës: Ja strategjia e re e xhihadistëve

Më: 30 nëntor 2015 Në ora: 15:02

Bombardimet që po kryen Rusia me Francën në Siri dhe kryesish në qytetin e Raqqas kanë detyruar krerët e Shtetit Islamik të zhvendosen.


Ata kanë gjetur një vendstrehim të ri ku do të mund të organizojnë sulmet e tyre ndaj perëndimit.


Sipas shërbimeve inteligjente perëndimore krerët islamikë janë transferuar në qytetin Sirte në Libi.


Ai është fortesa e re e xhihadistëve.


Mendohet se edhe Al Baghdadi është strehuar pikërisht në Sirte.


Libia është shteti më i sigurt i ISIS jashtë Irakut dhe Sirisë dhe xhihadistët kanë gjetur tashmë një fortesë të re nga ku mund të planifikojnë sulmet ndaj perëndimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat