Vazhdon tensioni Rusi-Turqi. Ankaraja: E vështirë të shmangen incidente të mëtejshme

Bota

Vazhdon tensioni Rusi-Turqi. Ankaraja: E vështirë të shmangen incidente të mëtejshme

Më: 30 nëntor 2015 Në ora: 14:57

Nuk është arritur të zhvillohet një takim mes Putin dhe Erdogan në samitin e Parisit.

Putin është ende i acaruar për shkak të rrëzimit të avionit nga Turqia.

Moska pret falje nga Erdogani i cili nuk është i gatshëm të kërkojë falje.

“Turqia nuk mund të kërkojë falje pasi bëri detyrën e saj”, tha kryeministri Davutoglu.

Rusia ka ndërmarrë një sërë sanksionesh ndaj Turqisë që mund të ndikojnë shumë në ekonominë turke.

NATO ka tentuar të ulë tensionet por asnjë nga palët nuk tërhiqet.

Davutoglu ka deklaruar se “mund të jetë e vështirë shmangia e incidenteve mes dy vendeve dhe ngarja e rrëzimit të avionit rus nuk mund të jetë një episod i veçuar”.

“Nuk mund të them se s’do të ketë incidente të tjera. Është e vështirë t’i parandalosh për sa kohë në Siri veprojnë dy koalicione”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat