Përplasen në Twitter kryeministrat e Turqisë dhe Greqisë

Bota

Përplasen në Twitter kryeministrat e Turqisë dhe Greqisë

Më: 30 nëntor 2015 Në ora: 10:07

Ka patur një përplasje mes Alexis Tsipras dhe Ahmet Davutoglu në Twitter.

Kryeministri grek, ditën e marrëveshjes mes BE-së dhe Ankarasë lidhur me mbështetjen për Turqinë në këmbim të bashkëpunimit për emigrantët, e ka sulmuar fort vendin fqinj lidhur me çështjen e shkeljes së hapësirës ajrore greke nga ana e avionëve turq, në një seri 4 “tweet”-esh, që më pas u fshinë në versionin në anglisht.

Por Davutoglu iu përgjigj: “Le të përqëndrohemi tek agjenda jonë pozitive”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat