Obama i përkujtoi viktimat e sulmit në Paris

Bota

Obama i përkujtoi viktimat e sulmit në Paris

Më: 30 nëntor 2015 Në ora: 08:17

Presidenti amerikan, Barack Obama, i ka nderuar viktimat e sulmit të fundit terrorist në Paris, në sallën muzikore Bataclan në Paris.

Zoti Obama, i shoqëruar nga presidenti i Francës, Francois Holande, dhe kryetarja e qytetit të Parisit, Anne Hidalgo, mbrëmë vonë, ka vendosur lule në këtë sallë, ku më 13 nëntor janë vrarë 90 njerëz nga një sulmues vetëvrasës.

Vizita është bërë nën masa të shtuara të sigurisë.

Prej tragjedisë së 13 nëntorit, në Francë është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.

Sallën e koncereteve Bataclan, e ka vizituar edhe kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, i shoqëruar nga kryeministri francez, Marnuel Valls.

Aktualisht, Obama dhe liderët e tjerë botërorë në Paris marrin pjesë në samitin e Kombeve të Bashkuara për klimën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat