Sherr në kampet e emigrantëve në Gjermani, refugjatët përplasen me rojet e sigurisë

Bota

Sherr në kampet e emigrantëve në Gjermani, refugjatët përplasen me rojet e sigurisë

Më: 29 nëntor 2015 Në ora: 23:52

Policia gjermane arrestoi dhjetra refugjatë pas një sherri që përfshiu një qendër strehimi ku emigrantët u përleshën me personelin e sigurisë.

Sipas policisë, më shumë se 100 oficerë u përpoqën të vinin nën kontroll situatën në ambjentet e ish-aeroportit Tempelhof, pasi qindra vetë kishin nisur një konfrontim të dhunshëm.

Edhe këtë radhë sherri nisi gjatë shpërndarjes së ushqimit.

Në qendrën e pritjes strehohen rreth 830 persona, ku më shumë se 100 prej tyre janë fëmijë.

Ende nuk dihen shkaqet e vërteta të zënkës, por ka dyshime se sherri ka si motiv përplasjet etnike.

Në këtë qendër strehohen kryesish afganë, irakenë dhe sirianë.

Incidenti ndodh vetëm 24 ora pasi në rajonin Spandau të Berlinit u regjistrua një tjetër sherr masiv dhe ku emigrantët shkatërruan dritaret dhe gjithë mobiljet e godinës ku jetonin prej javësh.

Më shumë se një milionë azilkërkues pritet të mbërrijnë në Gjermani këtë vit, me shumicë se në çdo vend tjetër europian dhe qendrat e ngritura për strehimin e tyre janë të mbipopulluara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat