Rreth 50 000 persona marrin pjesë në funeralin e avokatit kurd, Tahir Elçi

Bota

Rreth 50 000 persona marrin pjesë në funeralin e avokatit kurd, Tahir Elçi

Më: 29 nëntor 2015 Në ora: 21:35

​Rreth 50 000 persona morën pjsë sot në Diyarbakir, në juglindje të Turqisë, në funeralin e avokatit të famshëm kurd, Tahir Elçi, që u vra gjatë një shkëmbimi zjarri mes policisë dhe personash të armatosur të paidentifikuar, njoftuan reporterët në terren.

rreth 50 000 persona morrën pjsë sot në Diyarbakir, në juglindje të Turqisë, në funeralin e avokatit të famshëm kurd, Tahir Elçi, që u vra gjatë një shkëmbimi zjarri mes policisë dhe personash të armatosur të paidentifikuar, njoftuan reporterët në terren.

Shumë admirues dhe të afërm të viktimes, mes të cilëve edhe presidenti i këshillit kombëtar të burgjeve në Turqi, Metin Feyzioglu, mbajtën arkivolin, që mbulohej nga një flamur kurd në mesë të një turme që mbante një banderolë gjigante ku shkruhej “nuk do të harrojmë kurrë”.

“Martirët nuk vdesin, Tahir Elçi është i pavdekshëm”, thërrisnin manifestuesit në gjuhën kurde.

Mbrojtës i famshëm i kauzës kurde dhe të të drejtave të njeriut, Tahir Elçi, u vra të shtunën në Diyarbakir ndërkohë që kthehej nga një konferencë për shtyp.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat