Izraeli: Aeroplani rus dhunoi hapësirën tonë ajrore

Bota

Izraeli: Aeroplani rus dhunoi hapësirën tonë ajrore

Nga: Fitim Dika Më: 29 nëntor 2015 Në ora: 18:53

Një aeroplan rus ka dhunuar sot, e Dielë, hapësirën ajrore izraelite në tokën e kontestuar të Golamit. Këtë e kumtoi vetë ministri i mbrojtjes izraelite, Moshe Yaalon, duke shtuar se situata u zgjidh menjëherë.

“Ishte një ndërhyrje 1.6 kilometra në hapësirën tonë ajrore nga Siria, por çështja u zgjidh menjëherë dhe aeroplani rus riktheu në Siri,” tha Yaalon për Radion e Ushtrisë.”Duhet të ketë qenë një gabim nga ana e pilotit që fluturonte pranë rrafshnaltës së Golamit.”

Rusia dhe Izraeli shkëmbejnë informacione mbi fluturimin e aeroplanëve ushtarëkë që të mos vijë gabimisht deri te ndonjë incident dhe dhunim të qëllimshëm. /Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat