Parisi e Londra përfshihen nga protestat kundër ndryshimeve klimatike

Bota

Parisi e Londra përfshihen nga protestat kundër ndryshimeve klimatike

Më: 29 nëntor 2015 Në ora: 17:33

Policia franceze ka hedhur gaz lotsjellës kundër aktivistëve në Paris që demonstronin si pjesë e protestave globale kundër ndryshimeve klimatike, në prag të samitit COP21 që do të mbahet në Paris.

Rreth 200 protestues, disa prej të cilëve bartnin maska, u përleshën me Policinë në rrugën që çon tek sheshi “Place de la Republique”, që është bërë një pikë tubimi për parisienët pas sulmeve terroriste në Paris më 13 nëntor.

Sipas Policisë Franceze, deri në orët e pasdites, rreth 100 njerëz janë arrestuar në protestat në Paris, të cilët thanë se përkundër tensionimit dhe përleshjes nuk është raportuar për ndonjë të lënduar deri në atë kohë.

Protesta të ngjashme janë organizuar edhe në Londër në Britaninë e Madhe. Protestuesit atje kanë kërkuar nga liderët globalë që të ndërmarrin masa të menjëhershme kundër ndryshimeve klimatike.

Samiti për ndryshimet klimatike që do të mbahet në Paris do të fillojë të hënën, ku do të provohet të arrihet një marrëveshje afatgjatë për limitimin e emetimit të karbonit në natyrë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat