Vdes nga granata deputetja e Vladimir Putinit: Ishte me të shoqin prapa ndenjësve të makinës (Foto)

Bota

Vdes nga granata deputetja e Vladimir Putinit: Ishte me të shoqin prapa ndenjësve të makinës (Foto)

Më: 29 nëntor 2015 Në ora: 17:25

Në 26 Nëntor, në qytetin kryesor të Siberisë është vrarë nga një shpërllim i fuqishëm deputetja e partisë së Vladimir Putinit, Oksana Bobroskaya, 30, sëbashku me burrin e saj, Nikita Bobrovsky të cilët ishin duke kryer marrëdhënie seksuale, njoftojnë mediat ndërkombëtare, përcjell Bota sot.

“Eksplozioni erdhi nga një granatë dore duke vrarë në vend çiftin”, shkruajnë mediat ndërkombëtare si The Independet dhe Bild.de. “Ata ishin gjysmë të zhveshur duke kryer marrëdhënie intime.”

Polcia gjeti dy trupat prapa ulëseve të maqinës Toyota-SUVs. Por ajo që ka shqetësuar tani ekspertët ligjor është arsyeja e shpërthimit dhe mos bëhet fjalë për ndonjë eliminim të qëllimshëm.

Kryetari i qytetit siberian, Novosibirsk, Anatoly Lokot, shprehet i sigurtë: “Nuk ka qenë sulm terrorist! Ndërmjetësuesit tanë po punojnë për zbardhjen e tërësishme të dramës familjare.”

Por disa lajme qarkullojnë se burri i saj, një ish ushtarak elitar rus, duhet të ketë zbuluar aferën e saj me një biznesmen oligark duke e vrarë në vend atë dhe veten./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat