Protesta gjithandej kundër ndryshimeve klimatike

Bota

Protesta gjithandej kundër ndryshimeve klimatike

Më: 29 nëntor 2015 Në ora: 14:39

Në vende të ndryshme të botës ka pasur sot protesta kundër ndryshimeve klimatike.

Shumë shtete të Paqësorit druajnë se ato mund të zhduken nga valët, për shkak të rritjes së nivelit të detit nga rritja e temperaturave globale.

Në Sidnej të Australisë, shumë njerëz janë tubuar me pankartat “Nuk ka plan B”.

Nesër në Paris, nis një konferencë e madhe për klimën, e cila organizohet nga Kombet e Bashkuara.

Rreth 140 udhëheqës të botës kanë nisur të mblidhen tashmë në kryeqytetin e Francës.

Konferenca do të zgjasë deri më 11 dhjetor.

Rreth 40,000 njerëz pritet të marrin pjesë në këtë ngjarje.

Ata do të përpiqen të arrijnë marrëveshje afatgjate për të kufizuar emetimet e karbonit.

Autoritetet franceze kanë ndërmarrë masa të rrepta të sigurisë nga frika e sulmeve terroriste.

Më 13 nëntor, militantët islamikë kanë vrarë 130 persona në Paris.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barack Obama, është në mesin e liderëve pjesëmarrës në konferencë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat