Kancelari austriak: Do të votoja kundër Turqisë në BE

Bota

Kancelari austriak: Do të votoja kundër Turqisë në BE

Më: 29 nëntor 2015 Në ora: 12:25

Kancelari austriak Werner Faymann, ka deklaruar se BE pret zbatim të plotë të marrëveshje për ripranim në këmbim për lehtësimin e vizave, duke shtuar se pret mbrojtje të përbashkët të kufijve të jashtëm të BE-së, shkruan e përditshmja vjenze “Kurir”.

“Për gjithë këtë kemi një hartë rrugore. Turqia tani dëshiron tre miliardë në vit në mënyrë që këto të holla ti investojë në shkolla dhe strehim. Ne do të gjendemi diku në mes. Aktualisht në Turqi janë të strehuar 2.5 milionë refugjatë”, ka deklaruar Faymann.

Sipas tij, BE-ja do ti japë këto para, vetëm atëherë kur të sqarohen se për cilat projekte do të përdoren këto mjete.
I pyetur se çfarë tjetër kërkon presidenti turk, Faymann, ka deklaruar se dëshiron debat të përgjithshëm për bashkëpunim më të ngushtë mes BE-së dhe Ankarasë.

Duke komentuar mbi pohimin se në Austri ekziston një vendim se për pranimin e Turqisë do të duhej të mbahej një referendum, Faymann ka pranuar se në këto momente qytetarët do të votonin kundër anëtarësimit.
“Në këto rrethana edhe unë do të votoja kundër. Kjo edhe është arsyeja pse dëshirojmë të flasim për të gjitha llojet e bashkëpunimit me partneritet të privilegjuar. Dëshirojmë të intensifikojmë marrëdhëniet me Turqinë”, ka shtuar Faymann.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat