Papa arrrin në Republikën e Afrikës Qendrore

Bota

Papa arrrin në Republikën e Afrikës Qendrore

Më: 29 nëntor 2015 Në ora: 11:42

Papa Françesku ka arrritur në Republikën e Afrikës Qendrore, një vend ky i rrënuar nga dhuna midis rebelëve myslimanë dhe milicive të krishtera.

Kjo është ndalesa e fundit e Papës në turnen e tij afrikan.

Ka pasur shqetësime të mëdha për sigurinë e tij përpara kësaj vizite.

Papa ka thënë se është i vendosur të përçojë mesazhin për paqe dhe shpresë atje.

Kjo është vizita e parë e Papës në një zonë të konfliktit.

Ai do të mbajë një meshë në kryeqytetin Bangui, ndërsa pritet të takojë edhe liderët myslimanë.

Gjatë dy ditëve të kaluara, Papa ka vizituar edhe Ugandën dhe Kenian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat