Turqia rimerr trupin e pilotit rus të vrarë në Siri, pas rrëzimit të avionit, pritet të dërgohet në Rusi

Bota

Turqia rimerr trupin e pilotit rus të vrarë në Siri, pas rrëzimit të avionit, pritet të dërgohet në Rusi

Nga: Arben Sylejmani Më: 29 nëntor 2015 Në ora: 11:19

Trupi i pilot rus të aeroplanit S- 24, i i cili është qëlluar nga Turqia të martën, ka arritur në Turqi, dhe do të dërgohet në Rusi, ka thënë Kryeministri turk Ahmed Davutoglu në një konferencë për media.

Trupi është duke u trajtuar në përputhje me traditën e krishterë ortodokse, u ka thënë Davutoglu gazetarëve në Ankara.
Ambasada ruse ka konfirmuar datë e transferimit do të vendoset sot (të dielën).

Aeroplani rus S-24 është rrëzuar nga një raket ajër-ajër të lëshuar nga një avion turk, F-16.

Një piloti rus është vrarë nga rebelët sirianë përderisa po aterronte parashutë në tokë, ndërsa tjetri ka shpëtuar dhe është kthyer në mënyrë të sigurtë në bazën ajrore Khmeimim.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan thotë se aeroplani rus në momentin e sulmit ishte në hapësirën ajrore turke, por komanda rus insiston se avioni gjendej mbi hapësirë ajrore të Sirisë.

Por mbetet e paqartë se si Turqia arriti të rimarrë trupin e pilotit të vrarë rus, nga militantët siriane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat