Zyrtari rus: Fajin për rrëzimin e avionit e ka Putin, po sillet si aventurier

Bota

Zyrtari rus: Fajin për rrëzimin e avionit e ka Putin, po sillet si aventurier

Më: 29 nëntor 2015 Në ora: 08:20

Profesori i Institutit Shtetëror të Moskës për Marrëdhënie Ndërkombëtare (MGIMO), pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Andrej Zubov, ka deklaruar se ekziston rreziku që presidenti rus, Vladimir Putin, të çojë vendin e vet në aventurën e re ndërkombëtare pasojat e së cilës nuk janë llogaritur mirë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zubov në artikullin e tij të publikuar në rrjetin social, iu referua ngjarjeve të fundit pas rrëzimit të avionit rus për shkak të shkeljes së hapësirës ajore turke.

Në lidhje me protestat dhe hedhjet e gurëve ndaj Ambasadës së Republikës së Turqisë në Moskë, Zubov thotë se bëhet fjalë për reagimet emocionale për shkak të rrëzimit të avionit me pilotët rusë.

Sipas tij, protestuesit janë mblidhur në sheshin ku dikur ishte qendra e Partisë Bolshevike, dhe qe tani përdoret nga Zyra e Presidentit të Rusisë.

“Duhet të mblidheshin në shesh, sepse ushtarët tanë nuk kanë vdekur për shkak të gabimeve të turqve dhe sirianëve, por për shkak të gabimeve të Kremlinit”, tha Zubov, duke shtuar: “Ekziston rreziku që Putini të çojë vendin në një aventurë të re ndërkombëtar pasojat e të cilës nuk janë llogaritur mirë.”

Zubov në artikullin e tij thekson gjithashtu se arsyeja e operacioneve ruse në territorin e Sirisë nuk është lufta kundër terrorizmit, por ofrimi i mbështetjes për presidentin sirian Bashar al-Assad.

“Çfarë ndodhi në fakt? Putin tha se Rusia lufton kundër terrorizmit dhe për këtë arsye ka dërguar ushtarët e vet në Siri. Në fakt, ai kaloi në mbrojtje të Assadit kundër armiqve të tij. Rreth 80 përqind të banorëve të Sirisë dhe vendet sunite rreth Sirisë janë kundër Assadit. Për këtë arsye vendimet e ‘pamenduara’ të Putinit e kanë çuar në marrëdhënje armiqësore me shumicën e popullit sirian, vendet e Ligës Arabe dhe Tuqinë. Me Assadin janë Irani, Hezbollahu libanez dhe grupimet shiite në Irak. Në atë grup tani është edhe Rusia”, ka thënë Zubov.

Ai gjithashtu rikujtoi se Turqia me Sirinë ka lidhje historike, fetare dhe etnike, të cilat i krahasoi me lidhjet e Rusisë dhe Donbasit ukrainas.

“Imagjinoni tani, nëse kryetari Petro Poroshenko të kërkonte ndihmë nga Erdogani për të ndërhyrë kundër separatistëve në Donetsk dhe të lejonte Erdoganin në qytetin ukrainas Cherkassy të formojë bazë ushtarake dhe që avionët turq të bombardojnë Donetskun dhe Luganskun. A do t’i pëlqente kjo presidentit Putin dhe çfarë rezultate do të kishte dhënë kjo”, pyet Zubov.

Ai vuri në dukje se duke bombarduar turkmenët, Putini i ofron mbështetje Assadit, dhe se Ankara kishte reaguar në mënyrë të matur.

“Turqit kanë patur një qasje të matur. Sepse Turqia gjatë dy muajve të fundit nga Rusia ka kërkuar të fokusohet ndaj DAESH-in, dhe të mos bombardojë turkmenët në Latakian Veriore si dhe opozitën e matur siriane të cilën e përbëjnë turqit sirianë. Fatkeqësisht, Putin në vend të Erdoganit, ka mbështetur Assadin. Erdogan ka kërkuar nga Rusia vetëm të fokusohet në DAESH-in. Fatkeqësisht avionët rus kanë vazhduar të bombardojnë turkmenët dhe rezultatet janë siç janë. Kush është fajtor në këtë situatë? Natyrisht, se fajtori është pala e cila provokoi konfliktin”, përfundoi Zubov.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat