​Koreja Jugore punëson hakerët më të mirë për të luftuar hakerët e Kim Jong-ut

Bota

​Koreja Jugore punëson hakerët më të mirë për të luftuar hakerët e Kim Jong-ut

Më: 29 nëntor 2015 Në ora: 00:02

Në një dhomë të errët ‘lufte’, dhjetëra studentë të Koresë Jugore janë duke praktikuar marifetet kibernetike në kuadër të një programi qeveritar për t’i trajnuar ata për t’i sfiduar luftëtarët e panjohur kibernetikë të Kim Jong-ut në Korenë Veriore.

Për të ndërtuar mbrojtje shtetërore, presidenti i vendit Park Geun-hye ka marrë 120 programerët, më të talentuar në vend, duke iu ofruar bursa shkollore falas në shkëmbim të shtatë viteve shërbim në ushtri. Hakerët e Kim Jong-unit janë të njohur për ndërhyrjet e tyre e famshme në “Sony Pictures” por shënjestra e tyre ende mbetet Koreja Jugore – vende këto që ende stagnojnë në armiqësi për 60 vite.

“Independent” shkruan se urgjenca për të trajnuar hakerët e “bardhë” apo etikë është në rritje për shkak të nevojës për të rritur informatat vitale digjitale që kanë të bëjnë me sigurinë e vendit dhe infrastrukturën, derisa për ta luftuar krimin kibernetik ditëve të sotshme kushton më shumë 400 miliardë dollarë në vit në nivel global.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat