​Arrestime për terrorizëm në Spanjë

Bota

​Arrestime për terrorizëm në Spanjë

Më: 28 nëntor 2015 Në ora: 22:40

Policia Spanjolle ka arrestuar dy meshkuj dhe një grua në Barcelonë dhe Granollers mbi dyshimet se kanë rekrutuar ekstremistë duke i dërguar në radhët e Shtetit Islamik

Aksioni i Policisë ka filluar rreth orës gjashtë të mëngjesit në qendër të Barcelonës, me ç’rast Policia theu banesën e dy personave, 32 dhe 42, të cilët janë origjinë marokene. Rreth 30 policë kanë qenë të përfshirë në këtë aksion, raportojnë mediet e huaja.

Këto arrestime kryhen 23 ditë përpara zgjedhjeve parlamentare që planifikohet të mbahen në vend, transmeton KosovaPress.

Që nga fillimi i vitit në Spanjë janë arrestuar 68 persona lidhur me dyshimet për mbështetje të Shtetit Islamik, grup i cili e ka marrë përgjegjësinë për sulmet terroriste në Paris, ku të vdekur mbetën 129 qytetarë francezë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat