​Italia i shpallë luftë xhamive ilegale me frikën nga terrorizmi

Bota

​Italia i shpallë luftë xhamive ilegale me frikën nga terrorizmi

Më: 28 nëntor 2015 Në ora: 22:39

Qeveria e Italisë planifikon të shpërbëjë dhe shkatërroj xhamitë ilegale për shkak të frikës se mund të përdoren si baza për organizimin e sulmeve terroriste. Vendet sekrete të faljes janë themeluar për shkak se nuk kanë përmbushur kriteret për hapjen e ligjshme të xhamive, sugjeron raporti i Qeverisë.

Ministri për Punë të Brendshme i Italisë, Angelino Alfano, ka thënë se ekzistojnë katër xhami dhe rreth 800 vende të tjera lutjeje për myslimanët të cilët jetojnë në Itali, transmeton KosovaPress.

“Do të mbyllim vendet klandestine dhe ato të paligjshme, jo për ta penguar religjionin por në këtë mënyrë ai mund të praktikohet në vende që janë të ligjshme”, ka thënë ai, siç është cituar nga AFP.

Alfano ka thënë se influenca e të ashtuquajturave “garazha islamike”, përbën rrezik terrorist, duke iu referuar xhamive të jashtëligjshme.

Megjithatë, kritikët janë ankuar se kjo po ndodh për shkak të mungesës së xhamive. Sipas tyre, besimtarët zgjedhin këtë mënyrë për t’u lutur pasi burokracia për përmbushjen e dokumentacionit për hapjen e xhamive është shumë e ndërlikuar dhe përmban shumë kritere.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat