Ja masat e Rusisë kundër Turqisë

Bota

Ja masat e Rusisë kundër Turqisë

Nga: Fitim Dika Më: 28 nëntor 2015 Në ora: 18:56

Vladimir Putin theksoi se ka nënshkruar dekretin ku parashihen sanksione ekonomike ndaj Turqisë të Shtunën, 28.11.2015, si kundërpërgjigje ndaj veprimit kriminal të ushtrisë turke.

“Një dekret që miraton ruajtjen e sigurisë kombëtare të Federatës Ruse dhe mbrojtjen e qytetarëve të saj ndaj akteve kriminale e të paligjshme, si dhe vendosjen e sanksioneve specifike kundër Republikës Turke është nënshkruar të shtunën”, ka njoftuar Kremlini zyrtar.

Edhe pse dokumenti akoma nuk është bërë publik, televizioni i afërt me qeverinë ruse Russian Today, citon se mes masave të marra janë: bojkotimi dhe pezullimi i importeve të pemëve dhe zarzavateve nga Turqia si dhe një sërë produktesh tjera, shpalljen e paligjshme të shumë organizatave turke që operojnë në Rusi, të ndalohen udhëtimet pa viza nga 1 Janari 2016 për shtetasit turk, të pezullohen fluturimet ajrore nga Rusia në Turqi dhe paralajmërohen gjithë agjensitë turistike të largojnë ofertat e pushimeve për në Turqi, si dhe, të shtohen vëzhgimet ushtarake në Detin Azov dhe Detin e Zi, për të parandaluar secilin aktivitet destabilizues të Turqisë.

Mirëpo ndaj këtyre masave ka shkruar një artikull edhe e përditshmja turke Daily Sabah (e afërt me partinë e Erdoganit) ku sqaron se edhe Turqia në të ardhmen mund të marrë vendime bojkoti kundrejt Rusisë. Si shembull ajo merr ndërtimin 20 miliardë dollarë të centralit bërthamor turk në Akkuyu pranë Detin Mesdhe nga ana e firmës ruse Atomstroyexport. Gazeta tregon se ndërtimi i saj tani mund ti jepet ndonjë aleati tjetër turk, si SHBA-ve./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat