​Trazira në Turqi, vrasja e avokatit kurd nxjerr njerëzit në rrugë

Bota

​Trazira në Turqi, vrasja e avokatit kurd nxjerr njerëzit në rrugë

Më: 28 nëntor 2015 Në ora: 18:16

Rreth 2,000 persona janë mbledhur në kryeqytetin e Turqisë, Stamboll, për të protestuar kundër vrasjes të një avokati të njohur kurd. Policia ka tentuar të shpërndajë turmat e protestuesve sheshin “Taksim” duke hedhur gaz lotsjellës dhe topa uji.

Njerëzit dolën në rrugë pas vrasjes së avokatit kurd Tahir Elci. Elci njihej si avokues i madh i të drejtave të kurdëve.

Elci u vra mëngjesin e sotshëm në Turqi. Protestuesit eskaluan në dhunë kur Policia filloi të përdor forcën për të shpërndarë ata, duke e quajtur presidentin turk, Reccep Tayyip Erdogan “hajn” dhe “vrasës”, raportojnë mediat e huaja.

E, për ta pasur gjendjen nën kontroll mbi protestuesit janë parë të përshkojnë edhe helikopterë të Policisë, derisa protesta vazhdon edhe në këto momente.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat