Retorika anti-muslimane: Ulet ndjeshëm popullariteti i Trumpit

Bota

Retorika anti-muslimane: Ulet ndjeshëm popullariteti i Trumpit

Nga: Fitim Dika Më: 28 nëntor 2015 Në ora: 12:24

Për shumë ekspertë, Donald Trumpi është mjeshtëri i populizmit. Ai provokon duke folur për gjëra të njohura, çorienton debatin e më pas kthehet si triumfues i tij.

Së fundi tema që ka prekur gjithë Amerikën është retorika anti Islame dhe kundër banorëve muslimanë në SHBA nga kandidatët republikan, Donald Trump dhe Ben Carson. Por nëse ky i fundit nuk kishte shumë pikë në anketat e mëpërparshme, Donald Trumpi shihej shpesh edhe si favoriti për ti fituar zgjedhjet.

Dy herë gjatë javës ai theksoi se të gjithë muslimanët e Shteteve të Bashkuara duhet të regjistrohen dhe vëzhgohen, pasi përbëjnë rrezik për stabilitetin e vendit. Por këta deklarata kanë dhënë edhe rezultatet e para.

Sipas anketave të fundit kryer nga ekspertët e Ipsos, biznesmeni i kazinove amerikane, Donald Trump, e mbështesin vetëm 31% e trupit votues nga 43% që ishte në 22 Nëntor. 12 pikë më pak për vetëm gjashtë ditë, duke qenë rezultati më negativ nga qershori për Trumpin, kur edhe filloi mbështetja ndaj tij.

Kandidati tjetër republikan, Ben Carson ka krahasuar refugjatët sirian me “qentë e tërbuar”, ndërsa dy kandidatët tjerë republikan, Ted Cruz dhe Jeb Bush janë shprehur se pranojnë vetëm refugjatët e krishterë nga Siria./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat