Rusia do të pezullojë regjimin pa viza me Turqinë

Bota

Rusia do të pezullojë regjimin pa viza me Turqinë

Më: 28 nëntor 2015 Në ora: 11:37

Rusia ka paralajmëruar se do të pezullojë udhëtimin pa viza me Turqinë.

Tensionet midis Moskës dhe Ankarasë vazhdojnë të përshkallëzohen prejse avionët turq kanë rrëzuar një avion luftarak të Rusisë, në kufirin Turqi-Siri, më 24 nëntor.

Ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, ka thënë se Moska do të pezullojë regjimin pa vizia me Turqinë nisur nga data 1 janar.

Lavrov ka akuzuar Turqinë se është bërë kanal për terrorizmin.

Autoritetet turke kanë thënë se kanë rrëzuar avionin rus pasi ai ka hyrë në hapësirën ajrore të Turqisë.

Një gjë e tillë është hedhur poshtë nga Moska.

Në përgjigje, autoritetet ruse kanë kufizuar udhëtimet turistike, kanë bllokuar kamionët turq në kufi dhe kanë filluar të përgatisin sanksione më të gjera ekonomike.

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka thënë se Rusia “nuk duhet të luajë me zjarr”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat