Policia turke hedh sprej ndaj përkrahësve të gazetarëve të arrestuar për tradhti

Bota

Policia turke hedh sprej ndaj përkrahësve të gazetarëve të arrestuar për tradhti

Nga: Arben Sylejmani Më: 28 nëntor 2015 Në ora: 11:19

Policia në Ankara ka hedhur sprej kundër përkrahësve të dy gazetarëve të shquar të akuzuar për tradhti, pasi ata kanë botuar disa foto me armëve që dyshohet se janë dërguar në Siri nga inteligjenca turke.

Mijëra protestues janë mbledhur në mbështetjen e tyre në Stamboll dhe Ankara.

Në tubim i së premtes në mbështetje të Kryeredaktor dhe redaktor të gazetës “Cumhuriyet” në kryeqytetin turk Ankara, kanë marrë pjesë rreth 1.000 njerëz që akuzonin qeverinë për përpjekjen për të mbuluar skandalin e armëve, duke i vënë në heshtje kritikët dhe shtypin.

“Krah për krah kundër fashizmit", thërriste turma.

Rreth 2,000 vetë ishin mbledhur pranë zyrës Cumhuriyet në Stamboll për të treguar solidaritetin e tyre me gazetarët e arrestuar.

Protestuesit mbushën oborrin dhe rrugë jashtë zyrës së gazetës, duke brohoritur, "liria e shtypit nuk mund të ndalet”.

Disa demonstrues thërrisnin "vdekje Erdoganit", duke e akuzuar presidentin turk, si dhe partinë e tij për bashkëpunim me grupin terrorist Shtetit Islamik./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat