SHBA: Plagosen sëpaku katër oficerë policie dhe disa civilë

Bota

SHBA: Plagosen sëpaku katër oficerë policie dhe disa civilë

Më: 28 nëntor 2015 Në ora: 00:18

Në qytetin Kolorado Springs të Amerikës janë plagosur sëpaku katër oficerë policie në incedentin me armë zjarri. Një numër ende i panjohur civilësh mund të jenë plagosur, ka deklaruar për mediat lokale një zyrtare e policisë, ndërsa sipas CNN nëntë persona janë dërguar me emergjencë në spital, pa theksuar gjendjen e tyre. Forcat e rendit deklarojnë se autori i të shtënave, të cilat ata i cilësojnë si “breshëri aktive”, është ende në kërkim.

Momentalisht gjendja paraqitet e sigurtë dhe e neutralizuar nga policia amerikane.

“Zona tani është e sigurtë”, ka deklaruar zyrtarja e policisë, e cila ka shtuar se 2 nga policët e plagosur janë evakuuar, ndërsa po punohet për t’i ardhur në ndihmë të tretit.

Televizioni lokal KKTV raporton se një numër i pacaktuar por i konsiderueshëm të plagosurish po dërgohen në spitalet e qytetit, ndërkohë që gjendja e 3 oficerëve ende nuk dihet. Forcat e policisë u kanë thënë tregtarëve dhe shitësve në zonën përreth që të qëndrojnë të mbyllur deri në një urdhër të dytë.

Për momentin nuk bëhet i ditur motivi i sulmit./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat