​Flota misterioze fantazmë në Japoni, zbulohen 11 anije me 20 marinarë të vdekur

Bota

​Flota misterioze fantazmë në Japoni, zbulohen 11 anije me 20 marinarë të vdekur

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 22:39

Një flotë detare me 11 anije dhe 20 marinarë të vdekur është zbuluar në gjirin japonez. Hetimet për anijet misterioze kanë nisur menjëherë në vend teksa autoritetet po përpiqen të identifikojnë trupat e pajetë.

Ekipi i shpëtimit tha gjatë transmetimit me NHK se trupat e gjetur të 20 marinarëve ishin si skelete dhe të dekompozuar. 4 nga anijet janë gjetur në fillim të nëntorit ndërsa 7 të tjerat janë identifikuar javët e fundit të muajit duke lundruar në detin e Japonisë.

Më e fundit është zbuluar të martën në gjirin e Fukui 250 milje larg nga Tokyo. Autoritetet ende nuk e dinë se cila është origjina e tyre dhe nga vijnë.

Disa besojnë se anijet i përkasin Koresë së Veriut duke qenë se shteti i tyre po përpiqet të zgjerojë industrinë e peshkimit për të rritur prodhimin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat