Kostas: Xhihadistët në mesin e refugjatëve nuk është justifikim për mbyllje të kufijve

Bota

Kostas: Xhihadistët në mesin e refugjatëve nuk është justifikim për mbyllje të kufijve

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 20:10

Autoritetet greke kanë deklaruar sonte se inflirtimi i xhihadistëve në mesin e refugjatëve nuk do të duhej të jetë arsye për mbyllje të kufijve.

"Problemi duhet të zgjidhet në zonat e luftës , atë çka e shkakton ikjen e njerëzve”, tha zëvendës ministri i Brendshëm grek Nikos Toskas në një deklaratë për AFP.

Së paku dy sulmues vetëvrasës me bomba në sulmet e 13 nëntorit në Paris kanë hyrë si refugjatë në Evropë nëpërmjet Greqisë.

“Greqia është kundër ngritjes së gardheve dhe mbylljes së kufijve”, ka thënë Toskas duke shtuar se nuk duhet vënë etiketën e terrorizmit të gjithë refugjatëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat