Belgjikë: Alarm për bombë, evakuohet stacioni hekurudhor (Foto)

Bota

Belgjikë: Alarm për bombë, evakuohet stacioni hekurudhor (Foto)

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 19:59

Policia belge ka evakuuar stacionin hekurudhor në Namur pas paralajmërimeve për bomba bëjnë të ditur mediat lokale duke u thirrur në njoftimin e kompanisë hekurudhore SNCB.

Sipas gazetës "La Libre Belgique" , trafiku hekurudhor është pezulluar krejtësisht.

Në Belgjikë edhe më tej janë në fuqi masat e ngritura të sigurisë pas sulmeve të 16 nëntorit në Paris, ku shumica e kryerësve të këtyre akteve terroriste janë nga Belgjika përfshirë edhe të shumë kërkuarin që gjendet në arrati Salah Abdeslam.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat