Sulm vetëvrasës në Nigeri, 21 të vdekur

Bota

Sulm vetëvrasës në Nigeri, 21 të vdekur

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 18:07

Një sulmues vetëvrasës ka vrarë të paktën 21 të vdekur gjatë një sulmi kundër myslimanëve Shia gjatë një feste në Kano të Nigerisë, kanë thënë dëshmitarët dhe organizatorët.

Një dëshmitar i ka thënë BBC-së se sulmi ka ndodhur menjëherë pasi një person tjetër u arrestua për posedim bombe.

“Humbëm 21 njerëz dhe shumë të tjerë janë lënduar”, ka thënë Muhammad Turi nga Lëvizja Islamike Nigeriane.

Shpërthimi ndodhi në fshatin Dakasoye, rreth 20 kilometra në jug të kryeqytetit krahinor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat