Vetëm këtë vit, Turqia ka cenuar 1443 herë sovranitetin grek

Bota

Vetëm këtë vit, Turqia ka cenuar 1443 herë sovranitetin grek

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 17:41

Turqia e cilësoi cenim të sovraniteti kalimin e avionit rus në hapësirën turke dhe e rrëzoi atë. Por, kur është Turqia që e cenon hapësirën ajrore të një shteti tjetër qëndrimi ndryshon. Natyrisht, forca është në pyetje.

Turqia ka shumë probleme me Greqinë për shkak të Qipros dhe turqit kanë provokuar shumë herë shtetin helen.

Duke përfituar edhe nga kriza financiare në Greqi, Turqia ka futur aeroplanët e saj më shumë se 2200 herë më 2014 në territorin grek.

Ndërsa, këtë vit, deri në fund të muajit tetor, Turqia ka cenuar 1443 herë sovranitetin grek.

Greqia, në të kundërt nga, Turqia nuk ka marrë masa drastike ndaj turqve përveç paralajmërimeve që janë injoruar shpesh nga turqit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat