​Hapi i radhës i Rusisë, suspendimi i regjimit pa viza me Turqinë

Bota

​Hapi i radhës i Rusisë, suspendimi i regjimit pa viza me Turqinë

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 15:04

Hapi i radhës së Rusisë në marrëdhëniet ndërshtetërore me Turqinë, pas rrëzimit të bombarudesit rus në kufirin turko-sirian, është suspendimi regjimit të lëvizjes pa viza që e zbaton me Turqinë.

Ky vendim pritet të hyjë në fuqi duke filluar nga 1 janari i vitit 2016, ka deklaruar ministri i jashtëm rus, Sergei Lavrov, transmeton KosovaPress.

Kryeministri rus Dimitry Medvedev dje njoftoi se Qeveria e Rusisë planifikon edhe një varg sanksionesh ekonomike dhe në marrëdhëniet humane me Turqinë si pasojë e incidentit të fundit ajror mes dy fuqive.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat