Erdogan, Putinit “mos luajë me zjarr”

Bota

Erdogan, Putinit “mos luajë me zjarr”

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 14:09

Presidenti turk Tajip Erdogan ka paralajmëruar Rusinë që të mos "luajë me zjarr."

Këto deklarata nga presidenti turk vinë pas rrëzimin të një aeroplani rus këtë javë, por Erdogan ka shtuar se ai nuk ka dashur të dëmtojë marrëdhëniet me Moskën.

Erdogan i bëri këto komente në një fjalim në verilindje të Turqisë, në një transmetim të drejtpërdrejt në televizion.

Avionët turq kanë rrëzuar aeroplanin luftarak të Rusisë, i cili ka qenë duke kryer sulme ajrore në veri të Sirisë.

Një pilot rus ka vdekur nga ky incident.

Turqia insiston se avioni rus ka shkelur hapësirën e saj ajrore, gjë që hidhet poshtë nga Moska.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat