Arabia Saudite do ekzekutojë 52 burra, kryesisht shia (Foto)

Bota

Arabia Saudite do ekzekutojë 52 burra, kryesisht shia (Foto)

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 13:38

Mbreti Salman i Arabisë Saudite ka nënshkruar vetë ekzekutimin e 52 burrave arabë, shumica e të cilëve paragjykohen si kritikues të regjimit dhe kryesisht vijnë nga zonat e banuara me muslimanët shia. Këtë e ka njoftuar “Independent”, e mbështetur nga gazeta “Okaz”, njofton Bota sot.

Ekzekutimi i tyre na masë pritet të ndodhë pas Namazit të së Premtes (Xhuma), në disa qytete kryesore. Vitin e kaluar, Arabia ka ekzekutuar 90 shtetas, ndërsa sivjet numri ka shkuar 151, duke arritur shifrat më të larta prej dy dekadash.

Ata shquhen për agjitacion e propagandë kundër regjimit suni të Rijadit dhe sipas kësaj të fundit janë nën ndikimin iranian për të rrëzuar mbretërinë.
Mes atyre që duhet të vriten janë edhe imami i njohur i besimit shia, Nimr al Nimr dhe nipi i tij Alia Nimr, i cili kishte vetëm 17 vjet kur u arrestua (shih foto).

Në Arabinë Saudite janë të ndaluara protestat, por shpesh mos bindja vjen nga minoriteti shia që jeton në zonën e pasur me naftë të Qatifit, Al Hasës dhe Dammamit. Ata përbëjnë rreth 10% të popullsisë./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat