Papa Françesku: "Njerëzit e korruptuar nuk jetojnë në paqe"

Bota

Papa Françesku: "Njerëzit e korruptuar nuk jetojnë në paqe"

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 12:37

Papa Françesku ka kritikuar zhvilluesit privatë për grabitjen e tokës nga njerëzit e varfër, gjatë vizitës së tij në Kangemi, një zonë e lagjeve të varfra të kryeqytetit të Kenias, Nairobi.

Ai iu referua një incidenti në fillim të këtij viti, kur policia hodhi gaz lotsjellës tek fëmijët, të cilët protestuan kundër zhvilluesve privatë, të cilët ishin përpjekur për të marrë një kënd të lojërave për fëmijë.

Papa më vonë bëri një lutje pasionant kundër korrupsionit, duke thënë: "Njerëzit e korruptuar nuk jetojnë në paqe."

Papa pas Kenias, sot do të shkojë në Uganda, ndërsa pastaj do të udhëtojë për në Republikën Qendrore Afrikane.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat