ISIS: Franca e gatshme të bashkëpunojë me Assad

Bota

ISIS: Franca e gatshme të bashkëpunojë me Assad

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 11:18

Ministri i jashtëm francez, Laurent Fabius ka lënë të hapur mundësinë e bashkëpunimit të Francës me ushtrinë e diktatorit Assad, që të luftojnë bashkarisht ISIS.

“Për të luftuar terroristët ka dy mënyra: nga ajri dhe me trupa tokësore,” tha Fabius për agjensinë e lajmeve RTL. “Trupat tokësore nuk mund të dërgohen nga Franca, por nga Ushtria e Lirë Siriane, nga trupat sunite arabe dhe pse jo edhe nga ushtria e regjimit sirian.”
Deri tani vendet perëndimore kishin larguar çdo mundësi bashkëpunimi me diktatorin Bashar al Assad, por duket që ISIS ka bashkuar jo vetëm Rusinë me perëndimin, por edhe me regjimin sirian.

Para dy javëve në disa lagje të kryeqytetit francez Paris, njerëz të lidhur me Shtetin Islamik vranë 130 persona./Bota sot

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat