Turqia kërkon t’i përmirësojë marrëdhëniet me Rusinë

Bota

Turqia kërkon t’i përmirësojë marrëdhëniet me Rusinë

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 10:24

Kryeministri turk, Ahmet Davutoglu ka thënë se Ankaraja do të punojë ngushtë me Rusinë dhe aleatët e Turqisë për të qëtësuar situatën e acaruar, pasi Turqia rrëzoi një bombardues rus.

Davutoglu në një shkrim për një media britanike ka thënë se për Turqinë luftimi i Shtetit Islamik është qëllimi kryesor, transmeton KosovaPress.

Po ashtu, ai ka vënë në pah se Turqia e ka për detyrë ta mbojë territorin e saj.

“Rrëzimi i i një bombarduesi të paidentifikuar në hapësirën ajrore turke, nuk ka qenë, dhe nuk është një akt kundër ndonjë shteti të caktuar”, ka shkruar Davutoglu për “The Times.”

Ai ka theksuar se Turqia ka ndërmarrë aksion, bazuar në rregullat ndërkombëtare, duke shtuar se “masat për të mbrojtur vendin tonë do të mbesin të njëjta.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat