AI: Arabia Saudite “lider” në botë për ekzekutimin e të dënuarve

Bota

AI: Arabia Saudite “lider” në botë për ekzekutimin e të dënuarve

Më: 27 nëntor 2015 Në ora: 07:28

Amnesty International (AI) ka shprehur shqetësim lidhur me raportet në media që autoritetet e Arabisë Saudite, planifikojnë të ekzekutojnë, më shumë se 50 persona të dënuar për terrorizëm. në një ditë të vetme.

"Dënimet makabëre të Arabisë Saudite për ekzekutime gjatë këtij viti, së bashku me natyrën e fshehtë dhe arbitrar të vendimeve gjyqësore dhe ekzekutimeve në mbretërinë, nuk na lënë asnjë mundësi, pos për t’i marrë këto shenjat fundit paralajmëruese, shumë seriozisht," tha zëvendës drejtori i Amnesty International ,për Lindjen e Mesme James Lynch .

Disa prej atyre që përballen me ekzekutimet, janë të lidhur me rrjetin terrorist të Al-Kaedës, ndërsa të tjerët besohet të jenë nga qytetet kryesisht shiite të Aëamiya të shtypen të drejtat e barabarta, njoftuan gazetat saudite.

Amnesty International thotë se Arabia Saudite ka qenë prej kohësh " një prej vendeve me numrin më të lartë të ekzekutimeve në botë," duke paralajmëruar se të dhënat e saj është përkeqësuar.

AI tha më parë këtë muaj, se të paktën 151 persona janë dënuar me vdekje në Arabinë Saudite deri më tani këtë vit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat