Lirohet nga burgu ish-Kryeministri i Kroacisë Ivo Sanader

Bota

Lirohet nga burgu ish-Kryeministri i Kroacisë Ivo Sanader

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 23:25

​Ish-Kryeministri i Kroacisë, Ivo Sanader, është liruar të mërkurën nga burgu i Remetinec i Zagrebit.

Sanader ishte dënuar më 2012 nga një gjykatë kroate për shkak të përfshirjes në korrupsion.

Sanader ishte dënuar në vitin 2010 nga autoritetet kroate për dy raste të korrupsionit.

Ish-Kryeministri kroat kishte ikuar nga Kroacia, por ishte kapur në Austri dhe më vonë ishte arrestuar përsëri në shtetin kroat më 2011.

Në nëntor të vitit 2012 ai ishte dënuar me 10 vjet burg, që më vonë i ishte reduktuar në 3.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat