Milioneri përdhunoi stjuardesën pasi e drogoi

Bota

Milioneri përdhunoi stjuardesën pasi e drogoi

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 23:13

Një milioner është dënuar pasi përdhunoi një stjuardesë, të cilën e njohu përmes një faqe takimesh për super-pasanikët.

John Campbell, 65 vjeç, shef i një kompanie borxhesh, i hodhi viktimës ekstazi në pije në shtëpinë e tij në Britani, përpara se ta përdhunonte.

Stjuardesa ishte takuar tetë herë me babanë e një fëmije në një periudhë prej 6 muajsh.

Por natën e sulmit ajo thotë se nuk mban mend shumë gjëra, pasi u drogua.

Campbell, që thuhet se përdor kokainë dhe Viagra, i kishte thënë më herët një miku se ai pëlqen seksin me femrat që marrin drogë pasi ‘ato ulërasin, duke kërkuar më shumë’.

Mëngjesin pasi u përdhunua, vajza kishte probleme shëndetësore.

Ajo kishte të vjella dhe mendoi se ishte helmuar nga ushqimi.

Kur bëri analizat, zbuloi se ishte droguar.

Ajo kishte frikë se kjo do ndikonte tek puna e saj.

Pas hetimit, u zbulua se ajo ishte droguar nga biznesmeni, që sapo ka përmbyllur divorcin me të shoqen, me të cilën kishte 30 vjet i martuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat