Shi bombash nga qielli: Panik dhe kaos tek Shteti Islamik (Video)

Bota

Shi bombash nga qielli: Panik dhe kaos tek Shteti Islamik (Video)

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 22:19

Militantët e Shtetit Islamik po gjejnë vrimë për t’u fshehur pas tërbimit të Rusisë dhe Francës.

Rusia ka përshkallëzuar ndjeshëm fushatën e bombardimeve, por edhe amerikanët kanë bërë të njëjtën gjë.

Një burim tha për Mirror se terroristët janë në panik.

Një banor i Rakas tha se terroristët nuk po veshin më rroba ushtarake dhe nuk mbajnë armë në publik, nga frika se identifikohen nga dronët.

Po ashtu ata nuk lëvizin me karvane makinash dhe prej kohësh nuk bëjnë ekzekutime në publik.

“Të gjithë kanë frikë se do jenë subjekt i bombardimeve nga ajri”.

“Me civilët janë trima, por kur janë avionët në qiell, janë frikacakë”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat