Alarmi i AI: Arabia Saudite do ekzekutojë 50 persona në një ditë

Bota

Alarmi i AI: Arabia Saudite do ekzekutojë 50 persona në një ditë

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 21:53

Pak orë pasi u raportua se Arabia Saudite ka ndërmend të padisë këdo që e krahason me Shtetin Islamik për shkak të ligjeve të ndëshkimit, vjen ky lajm.

Sipas Amnesty Internastional, ky vend ka ndërmend të ekzekutojë dhjetëra persona në një ditë.

Gazeta Okaz thotë se Arabia Saudite ka ndërmend të ekzekutojë 52 persona në një ditë, të gjithë të akuzuar për krime terrorizmit.

Mendohet se bëhet fjalë për shitë, që kanë marrë pjesë në protesta kundër qeverisë.

Amnesty International thotë se është alarmuar, edhe pse gazeta e ka fshirë raportimin.

Mendohet se Arabia Saudite ka ekzekutuar të paktën 151 persona që nga nisja e këtij viti, shifra më e lartë që prej vitit 1995.

Tre prej të arrestuarve që mund të ekzekutohen janë adoleshentë, familjarët e të cilëve thonë se janë torturuar për të rrëfyer krimet.

Ata janë Ali al-Nimr (NE FOTO), Abdullah al-Zaher dhe Hussein al-Marhoon.

Rasti i tyre ka shkaktuar shumë zemërim në botë.

Ata janë thjesht aktivistë shitë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat