Moska: Kemi shkatërruar terroristët në zonën kur ra SU-24

Bota

Moska: Kemi shkatërruar terroristët në zonën kur ra SU-24

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 18:32

Moska zyrtare bën me dije se forcat e saj kanë “zhdukur” grupet rebele siriane që operojnë në territorin ku është rrëzuar aeroplani rus SU-24.

“Menjëherë pasi që kemi kuptuar se piloti ynë është i sigurt, bombarduesit rusë dhe artileria e ushtrisë sirianë kanë ndërmarrë sulme në këto territore”, u ka thënë agjencive ruse zyrtari ushtarak rus Igor Konashenkov.

Ai ka deklaruar se “terroristët që operojnë në këto hapësira dhe gripet tjera misterioze janë shkatërruar”.

Konashenkov ka thënë se aeroplanët rusë në tre ditët e fundit kanë kryer 134 fluturime dhe kanë sulmuar gati 450 caqe në tetë krahina të Sirisë.

Janë sulmuar caqet e ekstremistëve në krahinën Alepo, Damask, Idlib, Latakia, Hama, Hom, Raka, etj transmeton Agjencia Tass deklararatën e ushtarakut rus.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat