Obama me familje shërben ushqim falas të pastrehët dhe veteranët në Ditën e Falënderimeve (Video)

Bota

Obama me familje shërben ushqim falas të pastrehët dhe veteranët në Ditën e Falënderimeve (Video)

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 17:53

Presidenti amerikan Barack Obama së bashku me familjen e tij, të mërkurën kanë filluar festimet e Ditës së Falënderimeve duke shërbyer ushqim falas për të pastrehët dhe veteranët në Qendrën e Miqësisë për të Pastrehët në Uashington

“Nuk është vetëm shpirti i të qenit solidar gjatë këtij sezoni festash, por është edhe detyrimi ynë kombëtar të sigurohemi që ata të cilët kanë shërbyer dhe sakrifikuar për shtetin tonë ta kenë një vend që mund ta quajnë shtëpi”, ka thënë Obama nga Garden Rose.

Obama ka shërbyer në shpërndarjen e bibanëve, që tradicionalisht servohen gjatë kësaj feste, derisa gruaja e tij dhe e para e SHBA-ve, Michelle Obama, ka shërbyer perime për të pastrehët dhe veteranët.

Ndërsa, dy vajzat e tij Sasha dhe Malia kanë shpërndarë ushqimet e tyre të preferuara patatet pure, kulaçët dhe boronicat.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat