​Mediat: Kamionët turq që u bombarduan dje, bartnin armë për terroristët në Siri

Bota

​Mediat: Kamionët turq që u bombarduan dje, bartnin armë për terroristët në Siri

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 17:33

Konvoji i kamionëve që u sulmua dje nga ajri në Sirinë Veriore, sipas disa raporteve të medieve ruse dhe turke po transportonte armë për organizatat terroriste dhe jo ndihma humanitare për refugjatët në Siri siç është thënë.

Një video e publikuar nga Fondacioni Humanitar Turk me bazë në Stamboll (IHH), shfaq re të mëdha tymi që dalin nga kamionët që kishin marrë flakë si dhe njerëz në panik që vraponin për rreth. Sipas raporteve, të paktën 20 kamionë ishin përfshirë nga flakët.

Sipas Fondacionit, ky mision nuk sponsorizohej nga IHH-ja. Asnjë organizatë nuk e ka konfirmuar deri më tani pronësinë mbi kamionët e djegur që sipas medieve të huaja mendohet të jenë sulmuar nga forcat ajrore ruse në shenjë hakmarrjeje për bombarduesin e rrëzuar në kufirin turko-sirian.

“Ekipet tona ndihmuan në fikjen e zjarrit... Kamionët nuk na përkasin neve dhe nuk ka informacione se kush i ka bombarduar ata”, i ka thënë “Reuters”-it zyrtari i IHH-së, Mustafa Ozbek.

Sipas agjencisë turke të lajmeve “Anadolu”, të paktën shtatë persona kanë mbetur të vdekur ndërsa dhjetë të tje rë të lënduar gjatë incidentit. Ndërsa, raportohet se kamionët ishin nisur drejt qytetit veriperëndimor sirian, Azaz.

Përkundër faktit që disa media turke dhe IHH-ja kanë deklaruar se konvoji po transportonte ndihma humanitare për refugjatët në Azaz, gazeta turke “Cumhuriyet” ka cituar disa burime brenda të afërta me qeverinë siriane sipas të cilave konvoji po transportonte armë për organizatat terroriste.

Agjencia e lajmeve “The Hawar” ka raportuar se Turqia vazhdimisht ka dërguar kamionë me armë drejt Sirisë për organizatat terroriste si “Al-Nusra” si dhe organizata tjera nën mbulojën e humanizmit.

Ndërkaq, raportet në Twitter kanë shkuar edhe më larg sa është thënë se armët që gjendeshin brenda kamionëve të bombarduar nga ajri ishin mitralozë “Docka”m si dhe “armë të vogla dhe municione.”

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat