Belgjika ulë nivelin e sigurisë

Bota

Belgjika ulë nivelin e sigurisë

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 17:24

Belgjika ka ulur nivelin e sigurisë në Bruksel, pas gati një javë të gatishmëri maksimale pas sulmeve të grupit Shtetit Islamik, që ndodhën në Paris duke lënë të vdekur 130 persona, ka lajmëruar agjencia e lajmeve Belga.

Niveli i sigurisë nga shkalla 4, ka rënë në shkallën 3, duke e sjell kryeqytetin në nivel me pjesën tjetër të vendit.

Brukseli ishte nën alarm të lartë të sigurisë prej 21 nëntorit, pas asaj që zyrtarët e kanë përshkruar si kërcënim të besueshëm “të sulmit sipas stilit të Parisit”, duke iu referuar sulmeve terroriste të 13 nëntorit në kryeqytetin e Francës.

Prej sulmeve të këtilla, ku janë të përfshirë terroristë të dyshuar nga Belgjika, një grup që veten e quan Shteti i Krishterë, i panjohur më parë, ka paraqitur kërcënime kundër xhamive në Bruksel, ku jetojnë afro 500 mijë myslimanë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat