​Moska thërret shtetasit rusë ta lëshojnë Turqinë

Bota

​Moska thërret shtetasit rusë ta lëshojnë Turqinë

Më: 26 nëntor 2015 Në ora: 16:57

Ministria e Punëve të Jashtme e Rusisë u ka bërë thirrje shtetasve të tyre që gjenden në Turqi që të kthehet në shtëpitë e tyre.

Ai apel ka pasuar pasi që para dy ditësh Turqia ka rrëzuar aeroplanin ushtarak rus SU-24 për shkak të shkeljes së hapësirës ajrore.

NATO ka lejuar Ankaranë që të ndërmerr aksione që kërcënojnë paqen dhe sigurinë globale ka thënë sot zëdhënësja e ministrisë të Punëve të Jashtme të Rusisë Maria Zaharova, duke akuzuar Turqinë se është pjesëmarrëse në terrorizëm.

Zaharova duke dënuar stafin e NATO-s ka thënë se Aleanca do të duhej të jetë e vetëdijshme për pasojat e mundshme të asaj politike, transmeton agjencia ruse.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat